Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpesh me 1.8 milion ndjekësit e saj foto mjaft provokative.
Së fundmi, moderatorja ka postuar disa foto, ku si gjithmonë shfaqet tejet provokative. Teksa pozon pranë bregdetit, Luana ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen duke ekspozuar format perfekte trupore. “E kalle Instagramin”, shkruajnë fansat krahas postimit.
Luana i është futur edhe tregut të muzikës, ndërkohë që së fundmi ajo publikoi edhe projektin e ri në bashkëpunim me artistin latin, Jay Santos. Kënga që mban titullin “Locos” është pritur mjaft mirë nga publiku, e cila deri më tani ka gjeneruar më shumë se 2 milion klikime në Youtube. /abcnews.al/