Luçiano Boçi del kundër Berishës për zgjedhjen e presidentit të ri: Vendimmarrja i takon grupit parlamentar, deklaratat e tjera janë individuale

0
177

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka dalë kundër ish kryeministrin Sali Berisha sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri, teksa me anë të një postimi në rrjetin e tij social, shkruan se asnjë deklaratë e bërë në mënyrë individuale nuk përfaqësonte qëndrimin e grupit parlamentar të PD.

Postimi i Plotë nga Luçiano Boçi:

Çështja e zgjedhjes së Presidentit është një çështje thelbësore e shtetit dhe e marrëdhënieve politike midis mazhorancës e opozitës.

Rama mund ta zgjedhë e ta uzurpojë me votat e tij insititucionin e fundit të pa rënë në duart e tij, por ai s’mund të ketë mbështetjen e opozitës as dhe t’i shmanget kundërshtisë politike në opinion nga opozita, nëpërmjet gjoja “axhendave parlamentare”.

Askush nuk ka të drejtë të parapërcaktojë individualisht, pavarësisht pozicionit, mënyrat dhe rrugët e reagimit të Partisë Demokratike.

Çdo vendimarrje duhet të jetë kolegjiale.

Së pari ajo i nështrohet diskutimit në Kryesinë e Grupit parlamentar.

Çdo qëndrim apo deklaratë jashtë kësaj vemdimmarrje, është krejtësisht individuale dhe si e tillë e pa vlerë.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, ish kryeministri, Sali Berisha u shpreh se nuk do kishte një kandidaturë nga opozita për postin e presidentit të Republikës.