Lufta i largoi nga shtëpitë, mbi 7.7 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë

0
113

Më shumë se 7.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Ukrainë pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të pushtimit të Rusisë, sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Sipas raportit të publikuar sot, numri personave të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë është rritur në të paktën 17.5%, ose më shumë se një në gjashtë të popullsisë së Ukrainës të paraluftës.

Sondazhi i fundit, i kryer midis 11 dhe 17 prillit, zbuloi se të paktën 60% e të zhvendosurve brenda vendit janë gra. Sipas IOM-it, 28% e familjeve me fëmijë nën moshën pesë vjeç thanë se kishin hasur vështirësi në marrjen e ushqimit të mjaftueshëm për fëmijët e tyre.

“Gratë dhe fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara janë prekur në mënyrë disproporcionale pasi të gjithë përfaqësojnë një grup shumë të cenueshëm,” tha Drejtori i Përgjithshëm i IOM-it, António Vitorino.

Me më shumë se pesë milionë refugjatë që janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, gjithsej të paktën 12.7 milionë njerëz kanë mbetur të zhvendosur që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit. /abcnews.al