Anullohet ndeshja miqësore mes Armenisë dhe Shqipërisë, e programuar për tu luajtur më date 7 tetor.
Konflikti i armatosur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për zonën e Narogo-Karabakh ka bërë që edhe sfida e dy kombëtarëve të mos zhvillohet, njofton FSHF.
Ekipi kombëtar shqiptar do të vazhdojë normalisht përgatitjet në Tiranë për dy ndeshjet zyrtare të tetorit në Nations League ndaj Kazakistanit (11 tetor) dhe Lituanisë (14 tetor).
Pritet që grupi të kompletohet sot e nesër dhe të vijojë i plotë seancat stërvitore në kuadër të dy sfidave të radhës në transfertë.
Ora tv