Lufta Rusi-Ukrainë, Erdogan telefonon Putin

0
139

Presidenti turk Tajip Erdogan ka folur sot në telefon me presidentin rus Vladimir Putin dhe ka diskutuar për luftën në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve RIA.

Të dy Presidentët diskutuan për luftën në Ukrainë e cila ka filluar më 24 shkurt me urdhër të Putin.

Turqia ka propozuar edhe më herët që të jetë negociatore mes dy vendeve për të ulur tensionet, shkruan Sky news. 

Që nga fillimi i luftës më shumë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje, tha kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Agjencia e OKB-së për refugjatët vlerësoi më herët se numri i refugjatëve mund të rritet në katër milionë deri në korrik.