“Lufta”/ Spanja dërgon në Qipro fregatën “Cristóbal Colón”

0
2

Spanja po dërgon fregatën “Cristóbal Colón” në Mesdheun Lindor për të siguruar mbrojtje për Qipron mes tensionit që mbizotëron ditët e fundit në Lindjen e Mesme. 

Fregata spanjolle do të shoqërojë aeroplanmbajtësen franceze Charles de Gaulle dhe anijet luftarake greke, pas sulmit iranian me dron në bazën britanike të ishullit në Akrotiri.

Fregata do të kryejë misione “mbrojtjeje dhe mbrojtjeje kundërajrore” dhe gjithsahtu  do të ndihmojë “në çdo evakuim të personelit civil”, tha Ministria Spanjolle e Mbrojtjes.

Ardit Murataj