Luftë “Omicronit” me mjete të reja, Urgjenca Kombëtare shton flotën me 20 autombulanca

0
170

Urgjenca Kombëtare përforcon shërbimet e saj, duke shtuar flotën e autombulancave me 20 mjete të reja. Investimi i prej 1.4 milionë euro është prezantuar sot nga vetë kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë theksuan se ky investim do të shërbejë në luftën kundër pandemisë.

Flota e re e autoambulancave me një investim prej 1.4 milionë euro është në dispozicion të Urgjencës Kombëtare.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një takim me kryeministrin Rama pranë Spitalit Universitar të Traumës ka bërë me dije se sistemi i shërbimit të Urgjencës Kombëtare është pajisur ditën e hënë me 20 autoambulanca e reja.

“20 autoambulana të pajisura me gjithë aparaturat jetëshpëtuese.”

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Dr.Skënder Brataj nënvizoi se aparaturat e autoambulancave do të shërbejnë edhe si minireaminacione pasi janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme aspiratore.

“Janë të gjitha me ventilator, pacienti i intubuar mund të transportohet nga çdo cep i Shqipërisë.”

Me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, dhe përhapjen e shpejtë të varianteve të reja të tij, ministrja Manastirliu u shpreh se ky investim është shumë i rëndësishëm për ti ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të përballuar me sukses situatën në vend.