Një rezultat që të gjithë e kemi pritur, më në fund do të shikojmë edhe një sporist kuqezi në një finale në Olimpiadën e Tokyos. Luiza Gega ka arritur të shkëlqejë në garimin e saj në 3000 metra me pengesa në Lojërat Olimpike teksa u rendit e pesta në baterinë e dytë me kohën 9:23:85.
Një rezultat i shkêlqyer për sportisten kuqezi që bëhet e para dhe e vetmja që arrin në një finale nga sportistët shqiptarë që morën pjesë në Tokyo 2020.
Gega është një nga atletet më të mira në historinë e Shqiperisë dhe shpresojmë që të na dhurojë emocione të mëdha në finalen e madhe të 4 Gushtit.
ora tv