Luka Modric nuk i përballon dot dy ndeshje radhazi, Ancelotti përmbahet: “Duhet të jem pak më i sjellshëm me të…”

0
3

Luka Modric nuk mund të luajë dy ndeshje radhazi me Real Madridin?

Kur u pyet në një konferencë për shtyp, trajneri i Merenges, Carlo Ancelotti, nuk i pranoi kritikat e bëra ndaj legjendës kroate 39-vjeçare të klubit dhe në prag të ndeshjes kundër Betisit ai deklaroi:

“Duhet të jem pak i sjellshëm… Modriç është një nga lojtarët e paktë që nuk ka pasur asnjë dëmtim në këtë sezon, çka tregon një lojtar i përgatitur mirë”.

Më pas ai kaloi në rastin e Raul Asencios, për fyerjet që mori dhe zëvendësimin ndaj Real Sociedad, pasi mori kartonin e verdhë: “Mendojmë se kjo nuk duhet të ndodhë, ofendimet nuk duhet të ndodhin, por nuk ndikojnë nëse ai luan apo jo. Një ditë tjetër arbitri bëri shumë mirë, aktivizoi protokollin për këtë gjë”.

Megjithatë, pas derbit të La Ligës, Ancelotti pa një pikë kthese në Realin e tij: “Ne kemi folur shumë herë për faktin se sulmuesit duhet të mbrohen, jo vetëm me Vinicius, por me të gjithë ekipin. Diçka ka ndryshuar qartë në ndeshjet e fundit. Që kur luajtëm kundër Atletico Madridit, ne kemi ndryshuar”.

B.T (Dosja.al)