Lukaku ndez sfidën me Ronaldon: Ai golashënuesi, unë fitova titullin

0
159

Belgjikë-Portugali do të jetë një nga sfidat më interesante dhe më të forta në raundin e 1/8 të Kampionatit Europian. Nga grumbullimi me Belgjikën, Romelu Lukaku foli për përballjen me skuadrën e Santos e në veçanti u ndal edhe në duelin personal me Cristiano Ronaldon ndaj të cilit nuk munguan thumbimet.Ai u shpall golashënuesi më i mirë i Serie A, ndërsa ne fituam titullin kampion. Tani kryeson edhe renditjen e golashënuesve të Euro 2020, le ta fitojë këtë çmim, ndërsa për ne do të jetë shumë më mirë nëse fitojmë trofeun e Europianit në fund”.Nuk munguan pyetjet në lidhje me duelin direkt mes tij dhe Ronaldos apo edhe krahasimet mes të dy lojtarëve dhe Lukaku nuk e fsheh se çfarë xhelozon për portugezin.“Do të më pëlqente të kisha fuqinë e gjuajtjes dhe driblimin e tij. Ai ndoshta mund të jetë xheloz për forcën dhe saktësinë time. Është gjithmonë sfidë e bukur kur përballesh me Cristianon, është një kampion i madh, synon gjithmonë të përmirësohet dhe kjo me të vërtetë që e nderon”.

Ora news