“LUKE” DHE LAVAZHIERË TË PS-PD-PL BASHKOHUNI!

0
73

Nga Erion Murataj

Deklarata e djeshme e Damian Gjiknurit se janë drejtë një kompromisi për një listë gjysëm të hapur i përngjanë fiks moralit personal dhe politik të të paburrave të orgjisë 33 vjeçare të politikës.
Dakordësim, ku burri me letra bën lavazhierin e farës së komshiut pasi dielli perëndon tek ajo që gjoja me letra është gruaja e tij. Nuk ka dyshim që halli janë letrat, pra karrigia ku nuk ka rëndësi për kë votojnë qytetarët, ku nuk ka rëndësi se kush e punon gruan, por rëndësi kanë letrat dhe karrigia e deputetit në kurriz të moralit.
Kjo farsë i përngjan lojës së fëlliqur të çifteve të hapura ku të dyja palët flasin për parime dhe për të dyja palët nuk ka rëndësi se me kë flenë e me kë zgjohen. Në çdo rast demokracia është ushtrim i drejtpërdrejtë i vullnetit të sovranit e s’ka dyshim që për 2 milionë zgjedhës, 10% zgjedhin të jenë burra që arën dhe gruan e punojnë vetë .
Sot me këtë marrëveshje opozita (PD) i përngjan akoma më shumë një prostitute plakë të dal në pension e cila qaset me operacione plastike e me makijazh të jetë e preferuara e pushtetit dhe pse e di që nuk do të jetë kurrë më “first lady”.
Nëse sot mbi kurriz ka damkën e non gratës e cila padyshim nuk ka ndonjë vlerë për ata që e kanë besuar edhe mbështetur këtu në Shqipëri. Nga sot edhe për më fanatikët që refuzojnë ta shohin si prostitutë të plakur ajo ngjason maksimumin si lavazhieri i farës së komshiut.
Nuk ka dyshim që horizonti duket i mbyllur por për ata që në jetë kanë zgjedhur moralin, nderin dhe të hanë bukën e tyre dielli nuk do të lind sepse për njerzit me nder dhe dinjitet ai nuk perëndon edhe në kohë stuhie. Për të gjithë të paburrat dhe orgjinë e politikës së 33 viteve pasardhës të Ramiz Alisë përshëndetja ime është ky togëfjalësh: “Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë dhe mos harroni grushtin e fundit”.