Lulzim Basha mbledh kryesinë në orën 18:30, për çfarë do të diskutohet

0
144

Lulzim Basha sot në orën 18:30 do të mbledhë kryesinë e partisë. Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Do të diskutohet për situatën e krijuar pas dhunës gjatë protestës së 8 janarit.

“Te nderuar anëtarë të Kryesisë,

Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi”