Lulzim Berisha transferohet në paraburgimin e Durrësit

0
2

Ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha është transferuar në paraburgimin e qyteti bregdetar.

Burime të A2 CNN bëjmë me dije se zhvendosja e tij nga Burgu “313” në Durrës është bërë ditën e shtunë.

Në të njëjtin paraburgim ndodhen aktualisht, ish-ministri Ilir Beqja dhe ish-deputetët socialistë Jurgis Çyrbja e Alqi Bllako.

Berisha mbërriti në tokën shqiptare nga Spanja, vend ku u arrestua në dhjetor të vitit 2023, në zbatim të një urdhër-kërkimi ndërkombëtar nga SPAK dhe një vendimi gjyqësor të pazbatuar prej tij.

Një 1 vit e 3 muaj qëndrim në shtetin spanjoll, ku u gjet me një pamje të jashtme të transformuar dhe me një kartë identiteti bullgare false, ish-kreu i bandës së Durrësit bëri një betejë ligjore për mosekstradim në Shqipëri.

Këtë betejë e humbi në shkallën e parë edhe në Apel. Berisha u ekstradua pak ditë më parë nga Spanja. Pasi zbriti në aeroportin e Rinasit ai u shoqërua në masa ekstreme sigurie drejt paraburgimit “313” në kryeqytet.

Aktualisht, Lulëzim Berisha ka dy çështje penale mbi shpatulla. Në një proces, ku është i bashkëpandehur me gjashtë të tjerë, përfshi Plaurent Derivshajn dhe Emiliano Shullazin, Berisha po gjykohet si i përfshirë në ekzekutimin e Klodian Saliut, 26 shkurtin e vitit 2005 në aksin Durrës Tiranë. Në të njëjtin hetim, Berisha u dyshua edhe për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj, çështje që u pushua më pas me kërkesë të SPAK.