Lum mbetjesh në Shkumbin/ Lumenjtë dhe përrenjtë në Elbasan me ndotje alarmante

0
103

Në vendin tonë ndotja e lumenjevë dhe përrenjëve është një shqetësim i hershëm. Lumi Shkumbin në Elbasan ka një ndotje alarmante, ndërsa ekspertët thonë se duhet një ndërhyrje emergjente dhe efektive për të minimizuar këtë ndotje.

Shishe plastike, goma, kartonë dhe mbetje të tjera. Janë pamje që vijnë nga Lumi Shkumbin në Elbasan.

Specialisti i mjedisit Ahmet Mehmeti shpreh shqetësimin e tij se situata është alarmante nga derdhjet e mbetjeve urbane që fillojnë që nga Prrenjasi, Librazhdi, Elbasani deri në grykëderdhjen e detit Adriatik

“Vazhdon të mbetet e nderë pastërtia e lumit të lumenjve, liqeneve e përrenjëve. E gjithë popullsia, bizneset, njerëzit, bashkitë me rradhë përveç Elbasanit që ka vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të ngurta, në fshatra shkelet rregulli dhe derdhen nëpër ujëra,” tha Ahmet Mehmeti, specialist i mjedisit.

Për të ulur ndotjen ekspertët sygjerojnë ndërhyrjen në kohë për riciklimin e mbetjeve .

“Ne nuk merremi me riciklimin siç merret e gjithë bota. Gjithë qytetërimi perëndimor i merr, i riciklon, i ripërdor madje me shumë pak energji. Ato kthehen në të dobishme dhe nuk ka më asnjë mbeturinë,” tha ai.

Ndotja e lumenjëve në vendin tonë është një problematikë e cila ka alarmuar ekspertët dhe ambientalistët.

Ora news