Lumi Devoll “rrëmben” makinën me turistët hungarezë brenda, momenti i shpëtimit

0
191

Tentuan të kalonin lumin në afërsi të fshatit Plovisht, mbeten në mes të tij tre turistë hungarezë. Mesditën e sotme zjarrfikësit e Maliqit në bashkëpunim me forcat e policisë lokale kanë mundur të nxjerrin nga lumi të tre turistët, fatmirësisht pa lëndime. Mes të cilëve një grua dhe një i moshuar.

Sipas informacioneve paraprake ata kërkonin të kalonin lumin me makinë por për shkak të thellësisë kanë mbetur brenda. Në këto kushte kanë kërkuar ndihmë pasi jeta e tyre ishte në rrezik nga rrjedha e madhe e lumit Devoll. Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar policinë dhe shërbimin zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga mjeti.

Të tre turistët hungarez janë në qendrën shëndetësore të Maliqit për kontroll mjekësor. Janë 4 makina gjithsej, rreth 10 turistë. Të parët që janë futur në lumin Devoll ka qenë makina e 4 turistëve të cilët i ka marrë rryma për 10-15 metra dhe rrezikuan jetën.

Banorët e zonës kanë lajmëruar policinë, ku bashkë me zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe me kavo kanë bërë të mundur sigurimin e makinës që të mos e merrte rryma e lumit. Dhe zjarrfikësit janë futur në lumë duke i shpëtuar.