Semani dhe Shkumbini dolën nga shtrati, permbyten shtepi ne Lushnje dhe qindra ha toke ne Rroskovec, Patos dhe Fier
Aktualisht ne qarkun Fier nuk ka reshje shiu.
Deri në këto momente situata paraqitet si meposhte:
* Nuk ka infrastruktur kritike te demtuar.
• Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht.
• Furnizimi me energji elektrike është në normalitet.
• Furnizimi me ujë të pijshëm është në normalitet.
* Hidrovoret janë në gjendje pune dhe në gatishmeri të plote
* Prurjet ne lumin Vjose jane ne kuota te larta me nje tendence ne ulje referuar te dhenave nga ura e Memaliaj.
* Vazhdon terheqja e ujrave ne drejtim te Hidrovorit te Darzezes nga tokat bujqesore te prekura nga permbytja e lumit Vjose.
* Prurjet ne lumenjt Seman jane kuota te larta.
* Lumi Seman ka dale nga shtrati ne fshatin Murriz, Njesia Adm Fiershegan, Bashkia Lushnje dhe ka brezence uji ne oborret e banesave.
* Lumi Seman ka permbytur me 100-dra ha toke bujqesore brenda argjinaturave ne Roskovec-Patos dhe Fier.
* Lumi Shkumbin, ka dale nga shtrati dhe ne fshatin Thanasaj, ka kaluar nivelin e argjinatures dhe ka prekur rreth 20 banesa.
Ne terren ndodhen strukturat e Bashkise Lushnje dhe po shqyrtojne mundesine e evakuimit te keteyre banorve.


