Në Shushicë të Elbasanit banorët kërkojnë ngritjen e pritave për t’i bërë ballë prurjeve të Shkumbinit në dimër, i cili ka gërryer afro 4 hektarë tokë bujqësore.
20 familje në lagjen Baltaver të Shushicës rrezikohen nga ujërat e lumit Shkumbin. Prej disa vitesh, prerjet e pyjeve dhe gërryerjet e shtratit të lumit kanë çuar në devijimin e rrjedhës drejt zonave të banuara. Banorët kërkojnë ndërtimin e pritave, që do të bënin të mundur shpëtimin e kësaj zone.
Banorët shprehen në dijeni të problematikës janë të gjitha institucionet si bordi i kullimit ashtu dhe bashkia e Elbasanit por nuk kanë marrë asnjë masë. Madje, ata thanë se Taulant Balla, kur ishte drejtues politik i PS në Elbasan u ka premtuar ndërtimin e pritave, por nuk e realizoi.
- “Bashkia është në dijeni. Na rrezikohet lagjja me 20 banesa dhe rrugën tonë që futemi tek arat. Duhet të merren masa, kanë ardhur këtu ministrat dhe Taulant Balla, i cili tha se do të bëhet faza e trete për prita, thanë do e bëjnë fazën e trete por nuk e bënë. Këtu nuk pret puna se lumi po merr dhe rrugën. 20 shtëpi rrezikohen dhe rruga”, tha një tjetër banor.
Po ashtu dhe rruga e fshatit rrezikon të përmbytet gjatë dimrit nga prurjet e mëdha të Shkumbinit.
shqiptarja.com