Lumi Vjosa në pikën kritike rrezikon daljen nga shtrati, qindra ha tokë nën ujë në fshatrat e Fierit

0
23

Lumi Vjosa ka nisur të shtojë prurjet dhe tashmë ndodhet në pikën kritike, duke u ngritur më lart se në përmbytjen e fundit, por brenda argjinaturës. Megjithatë, shqetësimi për qytetarët dhe fermerët është i madh, pasi e njohin natyrën e këtij lumi i cili rrezikon të dalë nga shtrati dhe nëse ndodh dëmet janë të mëdha.

Sipas raportimeve nga terreni, rreth 140 hektarë tokë të mbjella me foragjere, ullishta, presh dhe agrume në zonat e Çervanit dhe Kashishtit janë tashmë nën ujë, duke shkaktuar humbje të mëdha për fermerët e zonës.

Prefektura e Fierit informoi sot pasdite se niveli i prurjeve në lumin Vjosë ka arritur në 7.1m në Urën e Mifolit (krahu i Fierit).

  • “Ne fshatrat Kashisht, Kafaraj dhe Cerven jane nen uji rreth 150 ha toke bujqesore, brenda argjinaturave.

    Referuar monitorimit ne terren, konstat rritje e menjehershme e nivelit te prurjeve dhe perhapja ne tokat bujqesore.

    Si pasojë e prurjeve të lumit Vjos, ka presence uji edhe në Stacionin e Pompimit te Kafaraj, Njesia Adm Frrakull, nga ku behet edhe furnizimi me uji I qytetit të Fierit.

    Si mase paraprake janë stakuar disa nga pompat ne puset që jane ne afersi të lumit Vjos dhe po punohet  me kapacitet me te reduktuar nepermejet disa puse te tjera qe ndodhe disi me largë. Kjo masë e marre nga UKF nuk ka cenuar furnizimin me uji  te qytetit, deri ne keto momente.

    – Eshte bere njoftimi i banorve te fshatrave Cerven, Ferras dhe Kashisht per cdo evakuim te mundshem.
    – Situatat pritet te jete kritike edhe per oret ne vazhdim”

© SYRI.net