Lushnjë/ I përmbyset zetori teksa po punonte tokën, humb jetën 62-vjeçari

0
2

Në Lushnjë ka ndodhur në aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi, i cili ka qenë duke punuar me mjetin e tij.

Një 62-vjeçar, teksa po punonte me zetorin e tij, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë në trup. Si pasojë, bujku ka humbur jetën.

Në datë 20.07.2025, shtetasi M. M., 62 vjeç, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor, dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur dhe për pasojë 62-vjeçari ka ndërruar jetë.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit