Macja më e madhe në botë është 1.2 m e gjatë dhe ka nevojë për karrocë për të ecur (fotot)

0
101

Macja aktuale më e madhe në botë është aq gjigante sa disa nga përdoruesit ne rrjet besojnë se nuk është e vërtetë, thotë pronarja e saj.

Maçoku Barivel që jeton në Itali, është 120 cm i gjatë dhe ka vendosur rekordin botëror për gjatësinë e tij.

Pronarët e tij Edgar Scandurra e Cinzia Tinnirello, thonë se Barivel ishte maçoku i përkryer për familjen e tyre.

Edgar thotë: “Është pak i turpshëm, ndoshta naqë kur njerëzit e shikojnë tremben, por për ne është një dhuratë e madhe”.

Barivel ka lindur në shtator 2016 – dhe theu rekordin në 2018, kur ishte vetëm dy vjeç.

Familja thonë se prisnin që ai të rritej edhe më shumë, pasi macet e racës Maine Coon vijojnë të rriten deri në moshën 3 deri në pesë vjeç.

Edgar shton për masën e tij: “Shumë njerëz, kur postoj një foto të tij besojnë se është e manipuluar, prej masës së madhe.

“Është një maçok i mirë por kur dalim jashtë ka nevojë për karrocë, nuk e di nëse njerëzit jashtë habiten me shumë nga masa e tij e madhe apo nga fakt që e shikojnë në karrocë”.

Barivel ka gjetur tashmë dhe famën e tij online – me një llogari në Instagram që ka mijëra ndjekës.

Imazhet e tregojnë felinin duke u relaksuar ose të veshur me kapele dhe lodra.

Edgar shton: “I pëlqen peshku ton dhe lloje të tjera peshku. Kur hamë ne ha dhe ai sepse ndjen erën e ushqimit”

Burri shpjegon më tej: “Doktorët na kishin thënë të majmë një mace pasi të ndryshon jetën. Dhe në fakt macet të mësojnë shumë gjëra, edhe pse janë të çuditshme”, shkruan rrjeti The Sun.