Macron goditet në fytyrë nga bashkëshortja/ Pallati Elize: Moment relaksimi…

0
46

Një video që qarkulloi në rrjet tregonte një moment të pazakontë mes çiftit presidencial të Francës.

Teksa avioni i presidentit të Francës, Emmanuel Macron mbërriti në Vietnam, për vizitën e tij zyrtare, në momentin që hapet dera shihet se dora e Brigitte Macron është e shtrirë drejt bashkëshortit të saj. Referuar pamjeve duket sikur Zonja e Parë e Francës ka tentuar të godasë presidentin Macron.

Por nuk përfundon me kaq. Në momentin e zbritjes së shkallëve të avionit, presidenti Macron i zgjat si zakonisht krahun Brigitte, por kjo e fundit e refuzon dhe mbahet te kangjellat e shkallëve.

Në lidhje me videon reagoi Pallati Elize, që e quajti videon një moment relaksimi mes çiftit Macron, përpara fillimit të vizitës zyrtare.