Macron propozon krijimin e një komuniteti politik te Europës për vendet që duan të anëtarësohen në BE

0
119

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shpalosur vizionin e tij për Europën e të ardhmes, një Europë e shpejtësive të ndryshme në nivelin e brendshëm dhe krijimin e një komuniteti politik te Europës si vizion kontinentin evropian për të përfshire dhe vende si Ukraina, Gjeorgjia, apo Moldavia.

“Edhe nëse Bashkimi Europian do t’i akordonte shpejt Ukrainës statusin e kandidatit, se procesi i anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian do të merrte shumë vjet e padyshim shumë dhjetëvjeçare. Kjo është e vërteta” ka deklaruar presidenti francez.

Sipas Macron, të mos pranohej kjo, do të thotë që BE-ja të ulë standardet e anëtarësimit dhe të rimendojmë krejtësisht Europën, si dhe parimet për të cilat Bashkimi Europian është ekzogjenet edhe për vetë anëtarët e BE-së.

« Le të jemi të qartë. Bashkimi Europian për nga niveli i tij i integrimit dhe ambicies nuk mund të jetë e vetmja përgjigje afatshkurtër e strukturimit të kontinentit europian ».
ka deklaruar Macron.

Sipas presidentit francez duhet gjetur një zgjidhje në emër të stabilitetit, prosperitetit të Bashkimit Europian pa cënuar intimitetin e ndërthura midis shteteve anëtare të BE-së.

« Nuk duhet të themi siç e kemi thënë deri tani, që përgjigjja e vetme është anëtarësiminë në BE, por të hapim një debat historik në lartësinë e ngjarjeve që po përjetojmë mbi organizimin e kontinetit europian » ka shtjelluar ai. Në këtë kuadër,Emmanuel Macron i është referuar konceptit të presidentit Franccoi Miterrand për krijimin e një konfederate europiane, të cilës i bashkangjitej edhe Rusia, koncept që ishte tepër i avancuar për epokën. Por sipas presidenti Francez, Miterrand shtronte pyetjen e duhur : Si të organizojmë Europën në nivelin politik ?

Presidenti francez propozon krijimin e një komuniteti politik te Europës si vision për Europën e të ardhmes, që do të mundësonte kombeve europiane të ndajnë të njëjtat vlera për sigurinë, paqen, energjinë, transportin, investime të infastrukturës, të lirisë së lëvizjes dhe të rinjve.« Pjesëmarrja në këtë organizatë nuk paragjykon detyrimisht anëtarësimin në BE, ashtu siç ajo nuk do të mbetej e mbyllur për ata që kanë dalë nga BE”,  është shprehur Macron.

Ballkani ka një vokacion të qartë

Ndërkohë, që presidenti francez ka ripërsëritur vizionin për anëtarësimin e Ballkanin Perëndimor në BE.« Ka shtete të Ballkanit Perëndimor që janë angazhuar në rrugën e anëtarësimit dhe ky proces duhet të vazhdojnë me reformat.

Këto vende ka një vokacion të qartë». është shprehur ai. Në konferencën e shtypit, presidenti Macron, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të jenë pjesë e këtij komuniteti, ashtu si dhe Mbreteria e Bashkuar./abcnews.al.