Macron shkarkon Ministrin e Brendshëm

0
238

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën (6 korrik) nga detyra Ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner.

Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas protestave për brutalitetin e policisë.

Castaner është kritikuar për veprime të ashpra të policisë kundër protestuesve, të cilët janë nxitur nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia në Mineapolis të SHBA-së.

Macron emëroi në vend të tij ish-ministrin e Buxhetit, Gerlad Darmanin.

Ai e zëvendësoi edhe ministrin e Drejtësisë dhe atë të Ekologjisë.

Ndryshimet vijnë pak ditë pasi Macron shkarkoi kryeministrin Edouard Philippe, pas tre vjetësh në këtë post, duke e zëvendësuar me Jean Castex.

/Ora News.tv/