Madonna i drejtohet ashpër presidentit Trump: Nazist dhe sociopat

0
258

Ylli i Pop-it, Madonna,ka reaguar ashpër së  fundmi lidhur me vendimin e presidentit Donald Trump për të ngadalësuar testimet e Covid-19.

Sipas Daily Mail, Madonna e ka quajtur atë një ‘nazist’ dhe ‘sociopat’ për fjalimet e tij para një turme të tubimit në Tulsa të shtunën, gjatë së cilës ai pranoi se do t’i thoshte ‘njerëzve të tij’ që ta ngadalësonin “testimin për COVID-19”.

“Më lejoni ta marr këtë të drejtpërdrejtë …….. Lejoni të ngadalësohet testimi i Covid në Amerikë sepse numri i njerëzve që rezultojnë pozitiv po bëhet gjithnjë e më i lartë për Trumpin që të merret me ……….”, filloi shkrimin këngëtarja.

Shkrimi u shoqërua me një video të redaktuar në Washington Post me fjalimet e tubimit të Trumpit, gjatë së cilës ai gjithashtu foli për ‘radikalët e majtë’ që mbrojnë statujat e figurave historike.

“Dhe lejon që ta bëjmë një ligj për këdo që djeg flamurin të shkojë në burg për një vit, por le të mos ketë ligj ose reformë ose pasoja të vendosura për oficerët e Policisë që qëllojnë dhe vrasin viktima, njerëz me ngjyrë pa asnjë arsye!”, shkroi Madonna.

“Unë do të marr një gjumë dhe një ditë të tërë pushim për këtë supremacist të bardhë i njohur si nazist apo sociopat në Shtëpinë e Bardhë. Koha për t’u zgjuar”, ka përfunduar diva botërore.

realnews