‘Madonna’ me gjoks të zbuluar në ‘Cremona Pride’, shpërthejnë polemikat blasfemuese

0
200

Stuhia ka përfshirë krenarinë e qytetarëve të Cremona. Në qendër të polemikave është zgjedhja për të ekspozuar gjatë procesionit një manekin në përmasa reale, të maskuar si Madonna, me gjoks të zbuluar.

Një përfaqësi lokale e gjykoi si blasfemuese këtë procesion dhe e sfidoi menjëherë në rrjetet sociale. Organizatat e shoqërisë civile kritikuan edhe kryebashkiakun Gianluca Galimberti, por ai u mbrojt në Facebook:

“Parada me statujën e Madonës blasfemuese është për mua e papërshkrueshme. Ishte mungesë respekti jo vetëm ndaj atyre që besojnë dhe ndaj historisë së qytetit, por për mendimin tim edhe ndaj atyre që morën pjesë në kortezh, duke shprehur idetë e veta me respekt.

Për ata pak njerëz unë them se shprehja e qëndrimeve duhet të kalojë nga konsiderimi dhe respektimi i atyre të të tjerëve. Gjithmonë”.

Kryebashkiaku shtoi: “Kam marrë disa mesazhe që nxorën në pah konsistencën time personale, qoftë edhe si katolik. Për mua, të qenit i qëndrueshëm kalon përmes dënimit të prerë të atij gjesti. Pa nëse dhe por…”