Madonna sfidon sërish stereotipet e moshës, vjen me poza provokuese me Dua Lipën

0
172

Vetëm pak ditë pasi u bë temë për shkak të disa fotografive provokuese që edhe “Instagram” ia kishte censuruar, Madonna vjen me poza të reja.

Në një festë me miq të famshëm në Chiltern Firehouse në Londër, 53-vjeçarja sfidoi sërish stereotipet e moshës.

Me një korse të hapur të kombinuar me një rrip të ngushtë një fund të zi ajo publikoi një sërë fotografish provokuese.

Në një fotografi, ajo hapi gojën dhe e kishte hedhur këmbën në ajër teksa ishte ulur në një divan me fotografin e modës Mert Alas dhe artisten Dua Lipa.

 

Pothuajse në të gjitha fotografitë ajo mbante syze dielli, pavarësisht se ishte brenda.

Duke shfaqur stilin e saj tipik, ajo kishte veshur edhe doreza lëkure të kuqe.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net