Magani zgjon Tiranën, Laçi dhe Elbasani ndahen në paqe

0
22

Trajneri Gugash Magani ka debutuar me një fitore bindëse me Tiranën, teksa bardheblutë kanë triumfuar me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Bylisit.

Jarmouni ishte vendimtar në këtë takim, duke realizuar dy gola, ndërsa në fund shënuan edhe Ismajli dhe Bajrovic, i cili e vulosi në 4-0 këtë fitore, shkruan A2.

Tashmë bardheblutë ngjiten në vendin e 7 me 14 pikë, ndërsa Bylisi mban vendin e fundit me 10 pikë. Në takimin tjetër të kësaj të diele, Laçi dhe Elbasani ndan pikët në një barazim 1-1. (A2