Magazina plot me hashash në Korçë, mes të arrestuarve edhe disa gra. Zbulohet “roli” i tyre

0
2

Pas një aksioni të policisë në fshatin Voskop të Korçës, është zbuluar një magazinë e mbushur me hashash.

Droga dyshohet se është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për t’u tharë, e më pas për t’u tregtuar.

Burimet bëjnë me dije se gjithashtu janë gjetur armë zjarri në magazinë.

Momentalisht të arrestuarit janë në Dvp ndërsa po bëhet peshimi i lëndës narkotike, që thuhet se është në sasi të mëdha.

Top Channel