Vitet e fundit, Halloween po festohet dhe në Shqipëri, kryesisht nga të rinjtë. Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli.
Për këtë arsye, njerëzit festojnë duke u veshur me kostume të frikshme. Por a duhet ta festojmë Halloween-in? Teologu Miron Cako ishte i ftuar në emisionin Abc-ja e mëngjesit me moderatorin Alban Musa ku shprehet se nuk ka asnjë lidhje me traditën tonë si popull.
“Shumë njerëz nuk kanë lidhje me traditën kelte dhe besimin e krishterë në lidhje me shpirtrat, e festojnë këtë festë, vishen, transformohen, tjetërsohen në mënyrë të frikshme, demoniake dhe bëjnë argëtim me skenarë të frikshëm. Çdo gjë që bën njeriu ka impakt, nëse festimi ynë është me karakter të frikshëm ka impakt në psikologjinë e grupit.
Krishterimi ka një marrëdhënie tjetër me shpirtrat, janë njerëzve tanë të dashur dhe nuk duhet të kemi frikë për t’i larguar. Tani me shpirtra ne i shikojmë si armiqësorë dhe i shikojmë si të rrezikshëm në jetën tonë. Ne tallemi me vdekjen, te fëmijët ne në vend që të krijojmë një ambient gazmor, por një të frikshëm duke krijuar ndërhyrë në psikologjinë e tyre.
Me ç’të drejtë institucionet shtetërore duhet ta festojnë këtë festë kur nuk e bëjnë të gjithë. Kjo nuk është festë kombëtare por e imponuar. Në këtë festë, njerëzit lidhen me demonët. Me 1 nëntor është fillimi i vitit të djallit, në këtë vit satanikët mblidhen dhe krijojnë meshat e tyre dhe të zeza. Halloween-i adhuron djallin, dhe është ajo përshëndetja në gjuhë satanike, më jep diçka që të të mësoj magjinë./abcnews.al