Makabre/ Gruaja vrau dy foshnjat e saj dhe i fshehu për vite në frigorifer

0
234

Një histori rrëqethëse ka dalë në dritë nga Koreja e Jugut, ku një grua është akuzuar për vrasjen e fëmijëve të saj, të cilët madje i mbajti në frigorifer për vite me radhë.

Një rast i pabesueshëm dhe në të njëjtën kohë rrëqethës, sipas CNN, u zbulua në Korenë e Jugut, teksa autoritetet arrestuan një grua, e cila, siç rrëfeu, vrau fëmijët e saj sapo i lindi dhe më pas fshehu trupat e tyre të pajetë në frigoriferin e shtëpisë së saj.

Një zyrtar i policisë së Koresë së Jugut tha për CNN se gruaja e pranoi aktin e saj, të cilin e justifikoi me vështirësitë financiare me të cilat po përballej, pasi ajo ka ende tre fëmijë, 8, 10 dhe 12 vjeç./abcnews.al