Një 19-vjeçar nga Ceretolo di Casalecchio në Bologna dyshohet se helmoi të dy prindërit, duke vrarë në vend babain e tij, ndërsa nëna u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Pas ngjarjes së rëndë djali iu dorëzua karabinierëve.
Hetimet kanë nisur për të përcaktuar shkaqet e aktit makabër, ndërsa në kzhinën e banesës u gjet një gotë me një substancë që do të analizohet ngaa mjekësia ligjore, shkruajnë mediat italiane, citon Ora News.
I riu, i identifikuar si Alessandro Asoli, njoftoi vetë policinë rreth orës 10 të mbrëmjes. Kur forcat e ndërhyrjes së shpejtë mbërritën në vendngjarje, i ati kishte ndërruar jetë, ndërsa nëna ishte në gjendje kritike për jetën, raporton Ora News.