Makabre/ “Ngrënësi i grave” vret partneren dhe dy motrat e saj, trupat i djeg me acid (Letrat që u dërgonte familjarëve për të fshehur krimet)

0
176

Një vrasës serial i njohur në Rumani si “Ngrënësi i grave” akuzohet se ka vrarë gruan e tij, dy motrat e saj adoleshente dhe një të dashur, e më pas ka djegur trupat e tyre në acid. Vasile Lavric raportohet se më pas shkruante letra në emër të viktimave të tij për të bërë familjet e tyre të besonin se ishin ende gjallë. Lavric, tashmë 62 vjeç, u arrestua këtë muaj për katër vrasjet makabre që datojnë deri në 25 vjet më parë, në qytetin rumun të Rădăuți.

Ai ishte ndaluar gjashtë vjet më parë për vrasjen e gruas së tij Nicoleta dhe dy motrave të saj adoleshente, por hetimi i braktis për mungesë të provave. Asokohe e dashura e tij Aurica Bodnarescu protestonte me zjarr për pafajësinë e tij duke thënë se motrat e humbura po i ngacmonin nga jashtë shtetit.

Por ironikisht dhe tragjikisht mesohet se edhe Aurica, nënë e dy fëmijëve të tij, është zhdukur pa lënë gjurmë në fillim të vitit, dhe besohet se ajo ka gjetur të njëjtin fat të keq të grave të tjera.Vrasja e parë e Lavric është kryer në 1995 dhe ishte kunata e tij Iuliana Iordache, asokohe vetëm 16 vjeç. Supozohet se ajo mund të kishte pasur një marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e të motrës, i cili ishte asokohe 37 vjeç.

Dhjetë vjet më vonë vonë në 2005 ai besohet se vrau gruan e tij 31 vjecare Nicoleta, e cila kishte vazhduar të jetonte me të, pesë vjet pasi ai e kishte goditur me çekiç në duar gjatë një sulmi në vitin 2000. Dy muaj pas zhdukjes së Nicoletas, Lavric vrau morën tjetër të saj Ramona, 18 vjeçe. Mediat rumune thonë se Ramona kishte lindur fëmijën e vrasësit në një tjetër lidhje jashtë-martesore të tij.

Lavric më pas i ka dërguar letra të rreme vjehrës së tij, që supozohet se vinin nga tre vajzat e saj të zhdukura. Në letra ai shkruante se vajzat ishin në Gjermani duke kërkuar punë dhe sapo të kishin mundësi do të dërgonin para. Prej atëherë ai dyshohej për zhdukjen por zyrtarët nuk arrinin të gjenin prova për vdekjen e tyre.

Në vitin 2013 çështja i kaloi prokurorëve në kryeqytetin Bukuresht, të cilët më vonë kontrolluan shtëpinë e tij, por përsëri nuk arritën të gjenin prova. Lavric u mbajt në paraburgim më shumë se katër muaj në 2014, dhe gjithashtu u gjykua për sulmin me çekiç ndaj Nicoleta.

Fax web