Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë në Elbasan, një i vdekur dhe 3 të plagosur

0
256

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan ku një person ka humbur jetën ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas

informacioneve, aksudenti ka ndodhur në Qafë Mollë në fshatin Samurr të Njësisē Administrative Labinot Fushë , 20 km larg qytetit te Elbasanit. Makina ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë.

 

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.