Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 3 të mengjesit të ditës së sotme në superstradën Lezhë-Milot pranë kryqezimit te Ishull-Shengjinit.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi Denis Dedgjonaj, 24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Për pasojë, 24 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa pasagjeri shtetasi Ndue Pjetri, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim.
Njoftimi i policisë
Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot ,në Ishull Lezhë,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.