Makina del nga rruga në Fushë Arrëz, humb jetën 40 vjeçari

0
37

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e së mërkurës në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”.

Një makinë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Laku i Ballcit” dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 40 vjeçar.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al