Dy shtetase kanë shpëtuar mrekullisht nga një aksident pranë Thumanës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit pranë rrethrrotullimit në aksin Thumanë-Fushë Krujë, teksa dy shtetaset e huaja udhëtonin në drejtim të Tiranës, ndërsa kanë humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore dhe më pas kanë përfunduar jashtë rrugës.
Patrulla e policisë së qarkullimit ka njoftuar autoambulancën, më pas janë dërguar për ndihmë mjeksore. Mësohet se dy shtetaset janë dëmtuar lehtë