Edhe këtë të mërkurë kanë nisur kërkimet intensive për kërkimin e automjetit tip “Golf” që dyshohet se ka rënë në ujërat e lumit Seman në orët e para të se dielës. Kërkimet në ditën e katërt do të vijojnë deri në grykëderdhjen e lumit Seman, nëse automjetë është shtyrë nga rryma deri në këtë zonë
Ndërkohë paralel, vijojnë kërkimet edhe me dron nga ajri. Ende nuk është hedhur poshtë pista se 26- vjecari mund të jete larguar nga vendi i ngjarjes pas përplasjes me bordurën e hekurt të urës së Mbrostarit.