Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Përrenjas. Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.
Ngjarja ka ndodhur në Pishkash në zonën e njohur si “Tre urat”. Në automjet udhëtonin dy anëtarë të një familje, të cilët janë dërguar në spitalin e Përrenjasit për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkaq, automjet është i fundosur krejtësisht në pellgun me ujë, që është krijuar gjatë punimeve të bëra nga firma që po ndërton HEC.
Abc