Makina ku u ekzekutua 41-vjeçari, lidhja e tij me porositësin e vrasjes së “Ilit” të Elbasanit

0
1514

Kjo është makina ku u ekzekutua me armë zjarri 44-vjeçari Everest Çaka në Elbasan, ndërsa mbeti e plagosur në dorë dhe bashkëshortja e tij S.Ç, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Everest Çaka, është djali i tezes së kunatit të Erjon Alibej, i arrestuar pak muaj më parë nga prokuroria e Elbasanit, si porositësi i vrasjes së “Ilit” të Elbasanit i njohur ndryshe si Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj.Vrasja lidhet serinë e hasmërive mes dy grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit, atij të “Tarzanit” dhe “Sakatit”. Në nëntor të vitit 2020 u vra në Molembek të Belgjikës, Arjan Spahiu. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.