Një makinë është shkrumbuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi te rrethrrotullimit të bashkisë, ndërsa makina është shkrumbuar tërësisht.
“Më datë 11.10.2021, rreth orës 13:00, në rrugën “Thoma Kalefi”, Elbasan, mjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasin E.A., 62 vjeç, banues në Elbasan , në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur plotësisht .Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz.” – njofton policia.
Shkak i zjarrit dyshohet një problem teknik dhe fatmirësisht nuk ka dëmtime në njerëz.
Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke shuar edhe flakët.