Makina merr flakë në ecje e sipër në Fier, shoferi dhe pasagjeri lëndohen dhe përfundojnë në spital

0
215

Një automjet tip “BMW “ ka marrë flakë në ecje në aksin Fier – Patos , në afërsi të  Portezës. Automjeti  i cili ka qenë duke udhëtuar drejt Patosit është përfshirë nga flakët e më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës ndërsa drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer që ndodhej në të kanë arritur të dalin prej tij me lëndime të lehta.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një difekt elektrik që ka shkaktuar flakët ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur menjëherë dhe shërbimi zjarrfikës i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet dhe policia dhe ekspertët e qarkullimit rrugor për të përcaktuar shkaqet.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “BMW”.

Nga flakët kanë marë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes