
Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e “Mbikalimit të Paskuqanit” në Tiranë.
Një 35-vjeçar ka përplasur dy këmbësore dhe për pasojë njëra prej tyre ka humbur jetën.
Viktimë ka mbetur 66-vjeçarja Helena Stafa, ndërsa e plagosura është Hatixhe Muça.
Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, një 35 vjeçar, ka përplasur me automjetin që drejtonte, një 72 vjeçare dhe një 66 vjeçare, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë, ka humbur jetën 66-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasja tjetër, e cila është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, thekson policia.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al
