Makina përfundon në greminë, një i vdekur dhe një i lënduar

0
109

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Librazhd, ku një makinë tip furistradë ka dalë nga rruga, duke rënë në greminë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit si dhe janë plagosur dy pasagjerë.

Sipas policisë lokale të Bulqizës bëjnë me dije se aksidenti fillimisht është pikasur nga drejtues të tjerë të automjeteve, të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancë.

Ndërkohë policia dhe ambulanca, të cilët kanë arritur në vendngjarje kanë bërë të mundur transportimin e dy të plagosurve drejt spitalit të Bulqizës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.