Një fëmijë 3 vjeç është përplasur pasditen e sotme nga një makinë në aksin rrugor Maminas-Marikaj. Policia bën me dije se ka arrestuar drejtuesin e mjetin, ndërsa vogëlushi është dërguar për ndihmë mjekësore, por nuk bëhet me dije gjendja e tij shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. B., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 3 vjeç. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.