Një aksident ku si pasojë ka humbur jetën një 72-vjeçar është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë.Rreth orës 09:30, një automjet i drejtuar nga shtetasi M. I. ka përplasur një këmbësor, shtetasin E. Gj., 72 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.


