Foto ilustruese
Një aksident me vdekje është shënuar në aksin rrugor “Fier-Seman”. Një 22 vjeçar, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një motor, që drejtohej nga një 50 vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka humbur jetën në vendngjarje. Policia po punon për kapjen e shoferit të makinës, i cili është larguar nga vendi i aksidentit me këmbë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al