
Një aksident me pasoje vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan- Cërrik.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, shtetasi O. H., 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 33 vjeç, banues në Cërrik, (këmbësor)
Si pasojë shtetasi N. B., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
