Makina përplas për vdekje adoleshentin që po lëvizte me biçikletë, 15-vjeçari ndërron jetë

0
127

Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit, në orët e para të mëngjesit sot, si pasojë e një aksidenti rrugor mbrëmjen e kaluar.

Mbrëmë rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi” një 29-vjeçar ka përplasur 15 vjeçarin, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Sipas policisë, shoferi i “Audi-t” u largua nga vendngjarja pasi përplasi të miturin, megjithatë arratia e tij nuk zgjati për shumë, pasi 29-vjeçari është arrestuar nga policia.