Makina përplas për vdekje një person me biçikletë 

0
127

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Meteor, në rrugën  Kuçovë-Dimal.

Një makinë ka përplasur një biçikletë, e për pasojë personi që lëvizte me biçikletë ka ndërruar jetë.

Uniformat blu bëjnë me dije se viktima nuk është identifikuar ende.

Ndërkohë mësohet se shoferi i makinës që përplasi biçikletën është një 30-vjeçar me iniciale M.B.

Njoftimi i policisë

Berat/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 06:00, në fshatin Meteor, në aksin rrugor Kuçovë-Dimal, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë dhe i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.