Makina përplas të moshuarin ndërsa kthehej nga pazari, vdes rrugës për në spital

0
213

Një aksident i rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në lagjen “10 korriku” të Vlorës.

Qemal Lamani, 75 vjeç po kthehej nga pazari me ushqimet ditore që kishte blerë për konsum kur është përplasur nga një makinë tip “BMË” AA 469 SV.

Përplasja ka qenë e fortë duke e lënë të plagosur rëndë të moshuarin. Ai është nisur me urgjencë drejt spitalit por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda duke ndërruar jetë rrugës.

“Rreth orës 07:50, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në rrugën e unazës, automjeti tip BMV me drejtues shtetasin K.I ka goditur aksidentalisht këmbësorin Q. L., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal në gjende të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë” njoftoi policia.

Uniformat blu kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin Klaudjo Ibrahimi, 35 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin.

/Ora News.tv/